Gjashtë persona të lënduar në një aksident në Tetovë

Maqedonia

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në Tetovë

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 13:51
Ilustrim

Gjashtë persona të lënduar dhe dëm material prej rreth 200 mijë denarëve, janë pasojat e aksidentit që ndodhi mbrëmë rreth orës 23:30 në rrugën “Ilindenska” në Tetovë.

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informon se në aksident kanë marrë pjesë katër makina.

“Dy makina kanë qenë në lëvizje, ndërsa dy tjera të parkuara. Janë aksidentuar makina “Mercedes” me targa të Shkupit, të cilën pa leje e ka drejtuar H.S (24) nga Reçica dhe makina “Passat” me targa të Gostivarit e drejtuar nga N.S (35) nga Gostivari, ndërsa më pas janë dëmtuar edhe dy makina të parkuara”, thonë nga policia.

Në këtë aksident lëndime trupore kanë marrë shoferi i makinës “Passat” dhe njëri bashkëudhëtar, si dhe shoferi i makinës “Mercedes” dhe tre bashkëudhëtar, të cilët janë dërguar në Spitalin e Tetovës për ndihmë mjekësore.

Policia ka kryer hetime në vendin e aksidentit dhe po punon në zbardhjen e arsyeve të aksidentit, ndërsa dëmi material vlerësohet të jetë 200 mijë denarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat