OBRM-PDUKM: Maqedonia nuk mund të hy në BE pa reforma

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Maqedonia nuk mund të hy në BE pa reforma

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 10:41
OBRM-PDUKM

Sot nëpërmjet një komunikate nga partia më e madhe opozitare në Maqedoni, OBRM-PDUKM ka akuzuar kryeministrin Zoran Zaev për nënshkrimin e marrëveshjes së kapitullimit dhe për ndryshimin e emrit dhe identitetit maqedonas.

“Nënshkrimi i një marrëveshje kapitulluese për ndryshimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë, duke hequr dorë gjithçka që është maqedonase, është një lajm i mirë vetëm për Zoran Zaevin dhe LSDM-në. Për askënd tjetër”.

Sipas OBRM-PDUKM-së, Zaev është një njeri që po tërheq tatëpjetë Republikën e Maqedonisë. “Ai premtoi se nuk do të pranonte një ndryshim të emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë, por tani ai po shesin interesat kombëtare dhe shtetërore të të gjitha partive nga pozita e qeverisë. Zaev nuk po gënjen, Zaev rrëno”, fajësojnë këtë mëngjes nga partia e opozitare OBRM-PDUKM.

Nga atje theksojnë se me nënshkrimin e marrëveshjes me Greqinë, Zaev u përpoq të mbulonte krimin, korrupsionin dhe paaftësinë e qeverisë së tij. Maqedonia nuk mund të hyjë në BE pa reforma. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat