Gjatë 24 orëve në Shkup ka pasur gjashtë aksidente

Maqedonia

Gjatë 24 orëve në Shkup ka pasur gjashtë aksidente

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 09:21
Ilustrim

Dy persona janë lehtë të lënduar nga gjashtë aksidente rrugore gjatë ditës së djeshme në Shkup, kurse në pesë raste është shkaktuar dem material.

Nga MPB-ja informojnë se gjatë fundjavës policia e komunikacionit ka zbuluar dhe sanksionuar numër më të madh të aksidenteve. 49 vozitës janë kapur duke vozitur me shpejtësi më të madhe nga ajo e lejuara, një vozitës nuk ka dhënë përparësi, si dhe katër vozitës janë gjobitur për mospasjen e mjeteve mbrojtëse të motoçikletës. Është sanksionuar edhe një këmbësor i cili ka kaluar rrugën jashtë vizave të bardhe, dhe një këmbësor tjetër i cili e ka kaluar rrugën në të kuqe. Janë bllokuar 63 automjete për parkim jo të rregullt.

Në komunikacion janë ndaluar dy vozitës që kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 18 vozitës janë kapur pa fituar të drejtën për të drejtuar automjet, dy vozitës fillimtar si dhe 13 automjete të pa regjistruara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat