Zaev: Është gënjeshtër se në Maqedoni do të ndërtohen kampe për refugjatët

Maqedonia

Zaev: Është gënjeshtër se në Maqedoni do të ndërtohen kampe për refugjatët

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 18:48
Zoran Zaev

Për refugjatët Maqedonia nuk është destinacioni i tyre i fundit, ata vetëm kalojnë nëpër të. As që ka kërkuar ndonjë, as që Maqedonia planifikon të ndërtojë kampet për refugjatët. Është një gënjeshtër absolute dhe një gënjeshtër e madhe, tha sot kryeministri Zoran Zaev.

Sipas tij, për fat të keq, dikush gjithnjë po abuzon me një informacion të tillë. Është e vërtetë, se Maqedonia vazhdon me vendet anëtare të BE-së për të koordinuar veprimet dhe është vendi i parë që ka pranuar refugjatët nga Greqia, por edhe në momentet më kritike siç ishte në vitin 2015 dhe 2016, i tërë procesi u menaxhua së bashku me vendet e BE-së.

Qytetarët që kalojnë nëpër Maqedoni, tërheq vërejtjen Zaev, kanë të drejtë, në pajtim me ligjet dhe rregullat ndërkombëtare, që të kërkojnë azil.

“Nëpër procedurat e këtilla, qendra për kujdesin e komunitetit romë kanë mundësi dhe mekanizma të menaxhimit të procesit për kujdesin e atyre njerëzve derisa proceduarat për azil janë në rrjedhë e sipër”, sqaroi kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat