Maqedoni, 55 milionë denarë më shumë se vitin e kaluar nga pagesat rrugore

Maqedonia

Maqedoni, 55 milionë denarë më shumë se vitin e kaluar nga pagesat rrugore

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 13:11
Foto ilustrim

Ndërmarrja Publike për “Rrugë Shtetërore” në gjysmën e parë të vitit 2018 ka realizuar të ardhura nga pagesat rrugore për 55 milionë denarë, ose 5.3 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2017.

Siç informoi në konferencë për shtyp drejtori i ndërmarrjes, Zoran Kitanov, rritja e të ardhurave është për shkak të rritjes së intensitetit të komunikacionit dhe organizimit më rë mirë të pikave pagesore

“Për dhjetë ditë presim që të fillojë funksionimi i pagesës elektronike të pagesave rrugore edhe atë së pari në korridorin 10. Për momentin të gatshme janë pikat pagesore në Romanovcë, Sopot dhe Otovicë. Bëhen hapa edhe për pikat pagesore në Kavadar, ndërsa nga shtatori do të punohet edhe në pikat pagesore në korridorin 8”, tha Kitanov.

Ai shtoi se me rreth 20 milionë euro nga mjetet e buxhetit të ndërmarrjes, do të punohet për rikonstruimin e rrugëve rajonale në me gjatësi prej 230 kilometrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat