Në Koçan dhe Makedonski Brod do të dhurohen 53 banesa sociale

Maqedonia

Në Koçan dhe Makedonski Brod do të dhurohen 53 banesa sociale

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 13:13
Ilustrim

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka publikuar thirrje publike për ndarjen e 53 banesave sociale në Koçan dhe Makedonski Brod, prej të cilave 43 do të jepen në Koçan dhe 10 në Makedonski Brod.

Thirrja publike është publikuar sot në mediat e shkruara, si dhe në web-faqen e Ministrisë dhe do të zgjasë gjashtë ditë.

Në shpallje mund të konkurrojnë shtatë kategori të qytetarëve edhe atë: prindërit pa fëmijë nën moshën 18 vjeçare, shfrytëzuesit e ndihmave sociale, persona të goditur nga fatkeqësitë natyrore, personat me nevoja të veçanta, persona të komunitetit rom, prindërit vetëushqyes me fëmijë të mitur dhe persona të verbër të cilët marrin ndihma sociale.

Nga Ministria thonë se përparësi në marrjen e banesave do të kenë fëmijët pa prindër të moshës 18 vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat