Kabineti i Ivanovit: Presidenti nuk do ta mbështetë marrëveshjen me Greqinë

Maqedonia

Kabineti i Ivanovit: Presidenti nuk do ta mbështetë marrëveshjen me Greqinë

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 14:48
Gjorge Ivanov

Kabineti i presidentit Gjorge Ivanov sot ka demantuar pohimet e kryeministrit Zoran Zaev, i cili në një intervistë për televizionin grek “ERT” tha se shefi i shtetit do ta mbështetë marrëveshjen për emrin me Greqinë.

Në njoftimin e kabinetit të presidentit thuhet se Ivanov nuk ka ndryshuar qëndrimet dhe shtojnë se ai nuk do të ndikohet nga presionet, kërcënimet dhe frikësimet.

“Kryeministri Zoran Zaev me qëndrimet e tij kontradiktore dhe konfuze, vazhdon ta manipulojë opinionin në Maqedoni dhe Greqi. Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE nuk duhet të keqpërdoret për pranimin e marrëveshjeve të dëmshme për popullin dhe shtetin e Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e kabinetit.

Ata më tej shtojnë se presidenti nuk do të pranojë marrëveshje që dëmton identitetin kombëtar dhe është në dëm të interesave të shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat