BSPK përkrah grevën e punëtorëve të judikaturës

Maqedonia

BSPK përkrah grevën e punëtorëve të judikaturës

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 16:35
FotoBashkimi i Sindikatave të Pavarura

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, nëpërmjet një komunikate mbështet grevën e organizuar nga Sindikata e punëtorëve të judikaturës, i cili veprim është ndërmarrë si formë e presionit sindikal për realizmin e kërkesave lidhur me rritjen e pagave dhe rregullimin e statusit të punëtorëve të administratës së Gjykatave dhe Prokurorive të Republikës së Kosovës.

“Andaj, përmes kësaj komunikate BSPK-ja kërkon nga Qeveria që të ndërmerren masa të menjëhershme që të reflektoj në realizmin e këtyre kërkesave dhe rikonfirmon përkrahjen për cilindo veprim të ardhshëm sindikal, që do ta ndërmerr kjo sindikatë konform dispozitave në fuqi, me qëllim të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të punëtorëve”, thuhet në komunikatën e BSPK-së.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat