Xhaferi shpreson që opozita nuk do të bllokojë zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ-së

Maqedonia

Xhaferi shpreson që opozita nuk do të bllokojë zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ-së

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 09:20
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi shpreson se opozita nuk do ta bllokojë zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor ku varet mbajtja e referendumit.

“Për herë të parë ndodhë që Komisionin për zgjedhje dhe emërim  ta udhëheq opozita, pas mbarimit të vitit 2016, me kompromis u morëm vesh dhe zgjatëm dorë si shumicë, të tregojmë se kemi besim tek opozita. Me gjithë premtimet e opozitës se nuk do shfrytëzohet keqpërdorimi i atij Komisioni, shohim se në praktikë nuk është ashtu”, tha Xhaferi në emisionin “Uredniçki brifing” të 1TV.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat