Rritet intensiteti i komunikacionit në Maqedoni, në Bogorodicë ka pritje të gjata

Maqedonia

Rritet intensiteti i komunikacionit në Maqedoni, në Bogorodicë ka pritje të gjata

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 10:11
Ilustrim

Intensiteti i komunikacionin në rrugët jashtë mjediseve të qyteteve është rritur. Në kalimin kufitar Bogorodicë është rritur frekuentimi i veturave për dalje nga Maqedonia, koha e pritjes është për rreth 30 minuta, ndërsa në kalimet kufitare tjera nuk ka pritje të gjata për dalje dhe hyrje nga shteti, njoftojnë nga LAMM.

Nga atje thonë se këto njoftime vlejnë vetëm për kalimet kufitare në anën e Maqedonisë.

Nga LAMM përkujtojnë se është e ndaluar vozitja e automjeteve me pesha të rënda nëpër rrugët shtetërore të Maqedonisë.

“Nga 1 korrik deri më 30 korrik nëpër rrugët e shtetit në Republikën e Maqedonisë janë të ndaluar lëvizja me automjete të rënda, pesha e së cilave kalon 15 ton, gjatë ditëve të fundjavës dhe gjatë ditëve kur janë temperaturat e larta. Ndalimi është bërë për ditën premte nga ora 17:00 deri më 22:00, të shtunën nga 09:00 deri 18:00 dhe ditën e diel nga 09:00 deri më 22:00”, thonë nga LAMM.

Në ditët me temperatura të larta Ministri e Shëndetësisë, e ka ndaluar lëvizjen e vozitjes ndërmjet orës 11:00 dhe 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat