Sofje, nisin punimet takimi vjetor i Nismës 16+1 - Bota Sot
Sofje, nisin punimet takimi vjetor i Nismës 16+1

Maqedonia

E shtunë, 20 tetor 2018

Sofje, nisin punimet takimi vjetor i Nismës 16+1

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 14:24
Sofje

Samiti i shtatë i krerëve të qeverive të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Kinës, hapi sot punimet në Bullgari.

Takimi në kuadër të Nismës 16+1 mbledh së bashku liderët e Kinës, 11 vendeve të BE-së dhe të pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në fjalimin hapës, kryeministri bullgar Boyko Borissov u shpreh se takimi i sotëm synon të forcojë më tej Evropën dhe t’u lejojë vendeve më pak të zhvilluara të BE-së të kapin ritmin e zhvillimit të vendeve të tjera.

“Me financimet shtesë nga Kina, ne do të mund të përfundojmë projekte të ndërlidhjes dhe infrastrukturës që aktualisht nuk janë në agjendën e BE-së,” deklaroi Borissov, duke vënë në pah edhe potencialet e jashtëzakonshme të zhvillimit të Ballkanit Perëndimor.

Në deklaratën e tij, kryeministri kinez Li Keqiang përsëriti që iniciativa 16+1 nuk synon të përçajë Evropën, por të krijojë mundësi të reja zhvillimi.

“Procesi i bashkëpunimit duhet të jetë transparent, me kritere të drejta dhe të hapura tenderimi, në mënyrë që Kina të mund të marrë pjesë në projektet, që zhvillohen në rajon,” deklaroi Li.

Ai shtoi se marrëdhëniet mes vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Kinës kanë shënuar progres të rëndësishëm në kushtet e rimëkëmbjes së ngadaltë të ekonomisë globale.

Kryeministri kinez deklaroi se bashkëpunimi ishte në interes të të gjitha vendeve në botë dhe Evropë.

“Kjo iniciativë do ta ndihmojë BE-në në arritjen e synimeve të saj për begati dhe integrim të të gjithë Evropës. Është gjithashtu në interes të Kinës. Evropa është e rëndësishme për paqen dhe zhvillimin. Me një BE më të fortë, fuqitë e tjera botërore do të kërkojnë energji më të fuqishme në një botë më të ekuilibruar dhe do të nxisin demokracinë në marrëdhëniet ndërkombëtare, si dhe tregtinë dhe ekonominë e lirë,” deklaroi ai.

Ai shtoi se një qendër e re do të informojë bizneset se si bashkëpunimi me Kinën duhet të përmbushë rregullat e BE-së si dhe si të përfitojnë ndihmë nga institucione ndërkombëtare financiare, siç është Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Kryeministri kinez i kërkoi homologut bullgar që të angazhohet personalisht për hapjen e kësaj qendre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test