Zaev: Me përpjekje të përbashkëta mund ta bëjmë rajonin tërheqës për kompanitë kineze

Maqedonia

Zaev: Me përpjekje të përbashkëta mund ta bëjmë rajonin tërheqës për kompanitë kineze

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 15:04
Zoran Zaev

Me përpjekjet e përbashkëta të 16 vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore mund të nxisin shkëmbimin dhe lëvizjen e njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, përvojave dhe të shfrytëzojnë ekspertizën dhe njohuritë nga Republika Popullore e Kinës në këto procese, por edhe për të bërë këtë rajon më tërheqës dhe destinacion tërheqës për investime të reja të kompanive kineze dhe destinacion tërheqës turistik për turistët kinezë, tha kryeministri Zoran Zaev në Samitin e 7-të të krerëve të qeverive të procesit të bashkëpunimit në mes Kinës dhe vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore (16 + 1), e cila u mbajt sot në Sofje.

Zaev iu drejtua të pranishmëve në seancës plenare të kryeministrave të qeverive të vendeve të Evropës Juglindore dhe të RP të Kinës, duke theksuar se Republika e Maqedonisë është një vend i vogël i angazhuar për konceptin e lidhjeve, që është pjesë e Iniciativës 16 + 1.

“Si thotë një proverb kineze: “Udhëtimi i një mijë milje fillon me një hap”, kjo iniciativë 16 + 1 paraqet hapin e parë të një udhëtimi mbresëlënës dhe një platforme me të cilën Republika e Maqedonisë do të jetë në gjendje të thellojë lidhjet, për përmirësimin në terren të energjisë dhe infrastrukturës”, tha kryeministri Zaev.

Siç thonë nga konferenca e shtypit të Qeverisë, Zaev kujtoi se në fillim të marsit në Maqedonisë u hap zyrtarisht në Shkup Qendra për Bashkërendimin e Bashkëpunimit Kulturor në mes Republikës Popullore të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat