MPB jep detajet për arrestimet e bëra sot në Strugë

Maqedonia

MPB jep detajet për arrestimet e bëra sot në Strugë

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 19:32
Ilustrim

Ministria e Brendshme njoftoi detajet e veprimeve të sotme në Strugë dhe në rrethinat e saj. Ata raportuan se shtatë vetë u arrestuan për trafik të paligjshëm të drogës dhe armëve. Bëhet fjalë për persona të cilët tashmë janë dënuar dhe tashmë kanë vuajtur dënimin ose janë në kërkim, ndërsa atyre u është dhënë ndihmë nga një inspektor nga stacioni i policisë në Strugë.

Policia informon se kërkimet u kryen në Strugë dhe në rrethinën e Strugës, dhe atë në disa vende, duke përfshirë edhe në ambientet e Burgut në Strugë.

Gjatë kontrollove në katër objekte në fshatin Veleshtë tek personat me iniciale A.R., K.M., I.R. dhe G.R. janë gjetur katër pistoleta të gjitha të mbushura me plumba.

Kontrolle janë bërë edhe në shpin e D.B. në fshatin Livadhi, B.H. në fshatin Ladorishtë, si dhe në banesën në qendër të Strugës të personit K.M., me çka tek një pjesë e këtyre janë gjetur rreth gjashtë mijë euro dhe dëshmi tjera materiale për kryerje të veprës penale.

Kontroll u krye gjithashtu edhe në ambientet zyrtare të burgut në Strugë, si dhe në ambientet ku personat A.R. dhe K.M. ku po vuanin dënimin me burg, ku është gjetur dhe iu është marr dokumentacioni i ndaluar.

Ministria e Brendshme njofton se gjashtë persona janë arrestuar: MK, RI, GR, B.H., D.B. dhe A. R., ndërsa personi me iniciale A.R. është në arrati. Përveç kësaj është arrestuar R.K. i kërkuar me një urdhër arrest, për të vuajtur dënimin me burg prej 13 vjetësh, për shkak të prodhimit të paautorizuar dhe lirimin e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve.

Nga Ministria e Brendshme thonë se ata do të vazhdojnë aktivitetet për sigurimin e provave materiale për të tjerët, për shkak të ekzistencës së bazës për dyshim se janë autorë të veprave penale, shpërdorim të pozitës zyrtare dhe pas kompletimit të dokumentacionit prokuroria publike do të informohet për çështjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat