Qeveria pret zyrtarisht të marr ftesën nga NATO

Maqedonia

Qeveria pret zyrtarisht të marr ftesën nga NATO

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 18:18
Ilustrim

Ftesën për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancën Veriatlantike, kryeministri Zoran Zaev do ta marrë personalisht nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të enjten në orën 13 e 30 minuta. Të paktën, kështu qëndron në agjendën e Qeverisë, dërguar mediave të akredituara për ndjekjen e ngjarjes. Samiti dyditor i liderëve të NATO-s fillon të mërkurën. Për të enjten është paralajmëruar konferenca qendrore për shtyp e sekretarit Stoltenberg, ndërsa më pas ai do të mbajë edhe konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin e Maqedonisë. Në delegacionin qeveritar që do të merr pjesë në Samitin e NATO-s, krahas kryeministrit Zaev, do të jetë edhe zëvendës/ kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov dhe ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska. Përfaqësuesit qeveritar pas nënshkrimit të Marrëveshjes me Greqinë, në mënyrë intensive paralajmërojnë se Maqedonia do të marrë ftesë, pasi vendi punon në zgjidhjen e kontestit me emrin. Këtë e konfirmoi edhe Stoltenberg në takimin e javës së kaluar me kryeministrin Zaev, kur i dëshiroi mirëseardhje në Aleancë, por saktë e sqaroi edhe procedurën për anëtarësi.

Jam i bindur se shefat e shteteve dhe qeverive do ta bëjnë këtë kur do të takohen në korrik dhe do ta ftojnë Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë që të fillojë negociata aderuese. Më pas, do të nisin bisedimet që zakonisht zgjasin disa muaj dhe nëse proceset e brendshme në vend përmbyllen, ju do të mund të bëheni pjesë e NATO-s. Kjo do të thotë se pasi t’i përmbyllim bisedat aderuese, do të firmosim protokoll aderues dhe më pas ky protokoll aderues patjetër duhet të ratifikohet në parlamentet e ndryshme të vendeve- anëtare të NATO-s gjegjësisht nga 29 vende-anëtare. Do të thotë, e tërë kjo mund të bëhet shumë shpejtë. Flasim për muaj. Menjëherë pasi Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë ta përmbyll marrëveshjen, që do të thotë t’i bëjë ndryshimet e nevojshme në Kushtetutë, më pas mund ta ftojmë vendin që të bëhet anëtare me emrin e ri, Republika e Maqedonisë së Veriut. Unë me të vërtetë mendoj se qytetarët e vendit tuaj do ta shfrytëzojnë këtë mundësi, deklaroi Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s.

Pas ftesës shumë të pritur, Maqedoninë në muajt e ardhshëm e pret faza më delikate. Për anëtarësim të plotfuqishëm në Aleancë, nevojitet që referendumi të jetë i suksesshëm, të bëhen ndryshimet kushtetuese si dhe të realizohen detyrat e shtëpisë, për të cilat për momentin, nuk ka ndonjë dialog të suksesshëm mes pushtetit dhe opozitës në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat