Në Strugë u organizuan gara shtetërore në lundrimin me vela

Maqedonia

Në Strugë u organizuan gara shtetërore në lundrimin me vela

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 09:59
Strugë

Nën organizim të klubeve lundruese “Razvigor 103” nga Shkupi dhe “Snegar” nga Struga, këtë fundjavë në Strugë u organizuan garat shtetërore në lundrim me vela.

Organizatorët thanë se kushtet klimatike nuk lejuan prani më të madhe të klubeve lundruese.

“Kushtet klimatike nuk lejuan prani më të madhe të klubeve aktive lundruese në gara, por gjithsesi klubet me më eksperiencë nuk munguan dhe pas uljes së shpejtësisë së erës, ata realizuan disa gara dhe patën rezultate të mira”, thanë nga klubi “Razvigor 103”.

Fitues i përgjithshëm u shpall Petar Ivanovski nga klubi “Pelikan”, vendin e dytë e zuri Zoran Mitrevski nga “Razvigor”, ndërsa i treti doli Bojan Ivanovski nga “Pelikan”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat