Cipras në Selanik do të pritet me protesta

Maqedonia

Cipras në Selanik do të pritet me protesta

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 12:58
Aleksis Cipras

"Pritje të ngrohtë" për shkak të marrëveshjes së Prespës i përgatisin kryeministrit grek Aleksis Cipras qytetarët e Selanikut, të cilët përmes rrjeteve sociale organizojnë protestë para hotelit ku sonte Aleksis Cipras do ta ketë fjalën në Kuvendin e përgjithshëm vjetor të Federatës së industrive të Greqisë veriore.

Protesta është caktuar në orën 17:00 sipas kohës lokale, dy orë para fjalimit të kryeministrit grek.

Siç raportoi korrespondentja e MIA-s në Athinë, ministri alternativ i Punëve të Jashtme Jorgos Katrugallos në intervistën për radion "Njuz 247" ka komentuar protestën e caktuar, duke potencuar se është një  numri i vogël i njerëzve që protestojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat