Më 3 shtator vazhdon gjykimi për “Torturën”, do të dëshmojë Ljube Boshkoski

Maqedonia

Më 3 shtator vazhdon gjykimi për “Torturën”, do të dëshmojë Ljube Boshkoski

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 14:32
Ljube Boshkoski

Me dëshminë e Ljube Boshkoskit më 3 shtator do të vazhdojë gjykimi për lëndën e PSP-së “Tortura”, në të cilën të akuzuar janë ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov, njeriu i parë i njësitit “Alfa” Ivica Antevski-Puki dhe pesë pjesëtarë të njësitit. Ata ngarkohen për arrestim politik të Ljube Boshkoskit.

Në fjalët hyrëse, prokurori i PSP-së Ljubomir Lape, tha se PSP-ja do të dëshmojë se me urdhër politik i akuzuari i parë ka detyruar të akuzuarit tjerë të arrestojnë Boshkoskin.

Avokati i Mijallkovit dhe akuzuarve tjerë, Petar Vasilev, rikujtoi ligjin për falje të presidentit Gjorge Ivanov dhe kërkoi liri për klientët e tij.

Gjithë të akuzuarit në seancën e sotme u deklaruan të pafajshëm.

Ndërsa Boshkoski në një deklaratë për media tha se nuk do të kërkojë dëmshpërblim material, por tha se bëhet fjalë për dëme familjare dhe politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat