OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Oliver Spasovskit, për shkak të vdekjes së 21-vjeçarit

Maqedonia

OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Oliver Spasovskit, për shkak të vdekjes së 21-vjeçarit

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 16:00
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka kërkuar ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, të jep dorëheqje për shkak të vdekjes së sotme të 21-vjeçarit, Nikolla Sazdovski, i cili para dhjetë ditëve u sulmua nga tre persona.

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Dimçe Arsovski, sot në konferencë për shtyp tha se ky nuk është rasti i parë dhe shtoi se me këtë qeverisje nuk do të jetë as i fundit.

“Këtu nuk bëhet fjalë për dhunë, por është vrasje e qartë brutale. Oliver Spasovski së paku që mund të bëjë është të jep menjëherë dorëheqje. Kërkojmë që menjëherë të gjenden kryerësit dhe vepra të kualifikohet si “vrasje” dhe jo “dhunë””, tha Arsovski.

Ai shtoi se nuk ka absurditet më të madh se Qeveria dhe MPB gënjejnë opinionin në lidhje me punën profesionale të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat