Ademi: Teatri dhe Biblioteka në Tetovë do të jenë gati deri në fund të vitit

Maqedonia

Ademi: Teatri dhe Biblioteka në Tetovë do të jenë gati deri në fund të vitit

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 20:44
Ilustrim

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi sot ka inspektuar ndërtimin e objektit të teatrit dhe bibliotekës në Tetovë.

“Ky është objekt shumë funksional ku përveç teatrit dhe bibliotekës parashihet edhe ndërtimi i një sallë kinemaje dhe vend për parkim. Objekti ka filluar të ndërtohet në vitin 2014-të mirëpo për shkak të së drejtës së pronës tokësore ka qenë e penguar deri në vitin 2016-të. Që atëherë aktivisht punohet për ndërtimin dhe tani nga ana e investitorit Qendra për Kulturë “Injo Antenski Smok” në Tetovë informohemi se duhet të bëhet ndryshimi i projektit sipas kërkesave arkitektëve me çka ka pajtueshmëri nga investitori dhe bordi mbikëqyrës”, Ademi.

Ai tha se për shkak të kësaj marrëveshje të re, objekti deri në çati dhe tërësisht i mbyllur me dritare, dyer si dhe fasadë do të jetë gati deri në fund të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat