Katrougalos: Marrëveshja do të votohet në Kuvendin e Greqisë

Maqedonia

Katrougalos: Marrëveshja do të votohet në Kuvendin e Greqisë

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 21:33
Georgios Katrougalos

Zv. ministri për Punë të Jashtëm të Greqisë, Georgios Katrougalos, në një intervistë për radion greke “News 247” shprehu bindjen e tij se marrëveshja e Prespës pa probleme do të kalojë në kuvendin grek.

Ai tha se shpreson që Kammenos nuk do të jetë arsyeja që qeveria të përfundonte mandatin e saj më herët se sa pritej, gjegjësisht përpara shtatorit të vitit 2019.

“Marrëveshja, megjithatë, do të kalojë në Kuvend. Do të ketë një shumicë më të madhe të asaj që ne kemi në këtë moment si një qeveri dhe dua të shpresoj se ministri i Mbrojtjes Kombëtare do të mbajë atë që e ka thënë, se qeveria ka një mandat deri në shtator të vitit 2019-të”, tha Katrugalos.

Katrougalos mbështetet në një deklaratë të zëdhënësit të qeverisë Senakopoulos se kushtetuta greke nuk parasheh një shumicë të zgjeruar mbi çështjen konkrete, siç thotë Kammenos, por tha se kur të vijë koha, do të konsiderohet kërkesa, njofton korrespondenti i AIM-ës nga Athina. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat