Ivanov mori pjesë në inaugurimin e presidentit të Turqisë, Recep Tayip Erdogan

Maqedonia

Ivanov mori pjesë në inaugurimin e presidentit të Turqisë, Recep Tayip Erdogan

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 09:10
Gjorgje Ivanov në inaugurimin e presidentit të Turqisë, Recep Tayip Erdogan

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, së bashku me gruan e tij Maja Ivanova, kanë marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të Turqis, Recep Tayip Erdogan.

Nga kabineti i Ivanovit thonë se ai ka uruar Erdoganin për fitoren dhe suksesin e arritur në zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare dhe i ka dëshiruar sukses në kryerjen e detyrës së presidentit.

“Ivanovi ka falënderuar Erdoganin për mbështetjen e deritanishme të Turqisë dhe ka shprehur besim se edhe në të ardhmen do të vazhdojë miqësia dhe bashkëpunimi mes dy vendeve”, thonë nga kabineti i Ivanovit.

Në ceremoninë që u mbajt në Pallatin e Presidentit në Ankara, Erdogan pati fjalim ndërsa paraprakisht bëri betimin në Parlamentin e Turqisë. Në inaugurimin e tij morën pjesë 22 presidentë të shteteve dhe 28 kryeministra, kryetarë kuvendesh dhe ministra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat