Zaev reagon për vdekjen e 21-vjeçarit: Gjuha e urrjetjes e dëmton vendin

Maqedonia

Zaev reagon për vdekjen e 21-vjeçarit: Gjuha e urrjetjes e dëmton vendin

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 14:15
Kryeministri Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev ka reaguar pas shqetësimeve për nxitjen e tensioneve për shkak të vdekjes së 21-vjeçarit, Nikolla Sazdovski, anëtar i grupit të tifozëvee “Komitët”.

“Urrejtja dhe dhuna nuk i përkasin Maqedonisë dhe dëmtojnë drejtpërsëdrejti të ardhmen tonë dhe të rinjtë tanë. I bëj thirrje të gjithëve që të përmbahen nga gjuha e urrejtjes dhe nga intoleranca. Vetëm kështu do t’i japim institucioneve mundësinë për të bërë punën e tyre, për të cilën paguhen nga qytetarët. Drejtësia dhe toleranca në shoqëri janë qëllimet tona të përbashkëta, për të investuar plotësisht dhe me përgjegjësi për t’i arritur ato”, ka deklaruar Zaev.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes Sazdovski për humbjen e djalit të tyre. /SHENJA/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat