Komisioni i Venedikut: Është e nevojshme të qartësohen ligjet në fushën e gjyqësorit

Maqedonia

Komisioni i Venedikut: Është e nevojshme të qartësohen ligjet në fushën e gjyqësorit

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 14:53
Ilustrim

Delegacioni i Komisionit të Venedikut sot ka realizuar takim me deputetët e shumicës parlamentare dhe përfaqësues të partive opozitare. Në takim është biseduar për reformat në sistemin gjyqësor, ndërsa Ligji i gjuhëve nuk ka qenë temë e diskutimeve.

“Jemi të kënaqur nga takimet, vlerësojmë se procedurat janë në drejtim të duhur, ka gjëra që duhet të qartësohen, por e rëndësishme është se edhe pushteti edhe opozita duan që Komisioni i Venedikut të jep mendim, që ligjet të jenë më efikase. Është biseduar për dy ligje – Ligjin për gjykatësit dhe Ligjin për Këshillin Gjyqësor, por jo edhe për Ligjin e gjuhëve”, tha përfaqësuesi i Komisioni i Vendetikut, Filip Dimitrov.

Delegacioni katëranëtarësh i Komisionit të Venedikut, i cili ndodhet për vizitë pune për vlerësimin e ndryshimeve në fushën e gjyqësorit, dje pati takim edhe me ministren e Drejtësisë, Renata Deskoska.

Ndërsa gjatë ditës së sotme delegacioni i Komisionit të Venedikut pritet të takohen edhe me përfaqësues të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Shoqatës së gjykatësve në Maqedoni, Këshillin Gjyqësor, Prokurorisë Publike, si dhe me organizata qytetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat