Vërtetohen parregullsi në Muzeun e OBRM-së, kërkohet riemërimi i tij

Maqedonia

Vërtetohen parregullsi në Muzeun e OBRM-së, kërkohet riemërimi i tij

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 16:51
Ilustrim

Grupi i punës për hetime profesionale të Muzeut të OBRM-së sot ka njoftuar se ata nuk kanë propozuar mbyllje të muzeut, por vetëm riemërim të tij me emër të shkurtë “Muzeu i luftës maqeqdonase për shtetësi dhe pavarësi”.

Ky grup pune ka konstatuar edhe parregullsi të shumta dhe shkelje të disa ligjeve, mes të cilëve edhe për buxhet dhe ligjit për mbrojtje të trashëgimisë kulturore.

“Ministrisë së Kulturës i propozohet formimi i komisionit profesional, i cili do të bëjë edhe vendosje historike të muzeut, në të cilin sipas grupit punues, vendi dominues duhet të jetë nga dokumentet dhe lëndët origjinale, ndërsa më pak të ketë figura artistike dhe skenografi. Ata mendojnë se vendosja aktuale nuk është shkencore, por teatrale”, thonë nga grupi i punës pranë Ministrisë së Kulturës.

Përndryshe, nga buxheti i shtetit për këtë projekt i cili është pjesë e “Shkupit 2014”, janë ndarë 12 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat