Popovski: Publiku i din të gjithë informatat për hetimet në rastin e të ndjerit Nikolla Sazdoski

Maqedonia

Popovski: Publiku i din të gjithë informatat për hetimet në rastin e të ndjerit Nikolla Sazdoski

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 17:42
Popovski

Përmes një kumtese të ministrit Robert Popovski thuhet se në rastin e të riut Nikolla Sazdovski, i cili për fat të keq ndërroi jetë, publiku është informuar në kohë për aktivitet që u ndërmorën dhe ende ndërmerren të gjitha institucionet kompetente.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë është shembull për transparencën, llogaridhënien dhe përgjegjësinë përballë qytetarëve. Nuk ekzistojnë informacione apo të dhëna tjera që fshihen apo nuk janë dispozicion për mediumet dhe qytetarët e Maqedonisë” thuhet në kumtesën e Popoviskit.

“Ministria e Punëve të Brendshme menjëherë pas incidentit të padëshiruar publikoi informacion në biltenin ditor të policisë, kurse në ditët në vijim ishin të arrestuar dy nga tre të dyshuarit”, thotë Popovski duke ju bërë të gjithë institucioneve të mbarojnë me procedurën në mënyrë transparente dhe me përkushtim të plotë në interes të drejtësisë.

Ai shpreh ngushëllime ne emër të Republikës së Maqedonisë për familjen e të ndjerit, duke ju bërë apel të gjithë qytetarëve që t’i respektojnë dallimet në mes tyre, dhe të mos përdoret gjuha e urrejtjes e cila direkt nxit spiralën e urrejtjes.

Në fund thuhet se është jo korrekte që vdekja tragjike e Sadvoskit të shfrytëzohet për përfitime politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat