MPB: Dhunuesit e djaloshit të vrarë do të japin përgjegjësi, të mos kërkohet prapavijë etnike

Maqedonia

MPB: Dhunuesit e djaloshit të vrarë do të japin përgjegjësi, të mos kërkohet prapavijë etnike

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 23:07
Toni Angellovski

“Dhunuesi është dhunues, pa dallim të përkatësisë së tij etnike, në shtet ekzistojnë ligje, funksionon shteti ligjor dhe përgjegjësit për sulmin ndaj N.S., i cili sot në mëngjes ka vdekur në Klinikën “nënë Tereza”, do të japin përgjegjësi përpara ligjit”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Toni Angellovski.

I pyetur nëse rasti ka prapavijë etnike, Angellovski bëri apel deri te të gjithë që të ndalohet me praktikat e tilla të shikimit të gjërave.

“Ju lus që të mos shihni prapavijë etnike, e cila shume shpesh është përdorur në të kaluarën. Dhunuesi është dhunues, do të japë përgjegjësi, ekzistojnë ligje. Shteti juridik funksionon, të dyshuarit tanimë janë në paraburgim”, tha Angellovski, duke shprehur ngushëllime deri te familja e të vrarit.

Ai theksoi se MPB menjëherë e ka pastruar rastin, ndërkaq kryerësit janë të arrestuar dhe u janë shqiptuar masa paraburgimi.

“Apeloj edhe njëherë edhe deri te portalet që shpërndajnë lajme të rrejshme që të mos e bëjnë atë, që t’i japin konotacion etnik”, tha Angellovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat