Seancë gjyqësore për rastin “Monstra”, do të dëgjohet dëshmitari i mbrojtur

Maqedonia

Seancë gjyqësore për rastin “Monstra”, do të dëgjohet dëshmitari i mbrojtur

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 08:28
Lënda “Monstra” është hapur për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës, që ndodhi më 12 prill 2012

Në seancën gjyqësore për rastin “Monstra” të Prokurorisë Speciale, do të dëgjohet dëshmitari i mbrojtur.

Në seancën e fundit, e cila u shty për shkak të mungesës së kushteve teknike për dëgjimin e dëshmitarit, gjykata vendosi që sot të sigurohen kushtet me të cilat do të fshihet identiteti i dëshmitarit të mbrojtur, siç parasheh ligji, ndërsa në seancë do të mund të merr pjesë edhe opinioni.

Lënda “Monstra” është hapur për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës, që ndodhi më 12 prill 2012, ndërsa me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afri dhe Agim Ismailloviq, Ezmi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata e Lartë në dhjetor të vitit të kaluar shfuqizoi aktgjykimet dhe liroi nga burgu Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe ju vendosi vetëm masa përkujdesi. Ndërsa Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq, akoma janë të pakapshëm për gjykatën dhe për ta është lëshuar fletarrest ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat