Sëmuret gjykatësi, anulohet sërish seanca për rastin “Monstra”

Maqedonia

Sëmuret gjykatësi, anulohet sërish seanca për rastin “Monstra”

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 10:57
Ilustrim

Edhe pse sot në Gjykatën Penale është dashur të mbahet seanca për dëgjimin e dëshmitarit E1 në rastin “Monstra”, kjo nuk do të ndodhë për shkak se gjyqtari Osman Shabani ka probleme shëndetësore.

Kolegu i tij, gjyqtari Ognen Stavrev, theksoi se gjyqtari Shabani dje ka qenë në punë, por në mëngjes e ka lajmëruar kryetarin e Gjykatës se për shkak të problemeve shëndetësore nuk mund të vij në punë.

Prindit e fëmijëve të vrarë kanë reaguar në seancë, duke akuzuar se po luhen lojëra të pista dhe se me qëllim e anulojnë dhënia e dëshmisë.

“Më herët ishin sëmur Ivica Stefanovski dhe ishte shtruar në spital, kur duheshe të thuhet fjalët e fundit, ndërsa tani u sëmur edhe Shabani. Po vazhdojnë me të njëjtat lojëra si më herët”, thonë prindit e revoltuar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat