Xhaferi: Partitë të mos vendosin kushte, por të japin propozime për KSHZ-në - Bota Sot
Xhaferi: Partitë të mos vendosin kushte, por të japin propozime për KSHZ-në

Maqedonia

E enjte, 20 shtator 2018

Xhaferi: Partitë të mos vendosin kushte, por të japin propozime për KSHZ-në

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 16:32
Talat Xhaferi

Partitë të mos japin kushte, por të japin propozime për anëtarët e kryetarin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ashtu si janë të obliguar. thotë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Xhaferi tha se në pajtim me përgjegjësitë, ai tha se mund të thirr seancë, por kjo do të ishte e çmendur nëse nuk ka marrëveshje në mes partive sepse duhet shumica prej dy të tretave për të zgjedhur përfaqësuesit e ri të KSHZ-së.

“Zgjedhja për KSHZ-në është që partitë politike të sjellin vendim ti lënë kushtet që i japin në lidhje me përgjegjësitë që i kanë marrë. Unë nuk kamë nevojë të pres, nuk është problemi im çka kërkon OBRM-PDUKM, Kuvendi ka procedura, partitë janë të obliguara, që me konsensus të zgjedhin komisionin zgjedhor për zgjedhjen e KSHZ-së. Ndërsa kërkesat tjera, kur do të ketë marrëveshje, nuk është pengesë Kuvendi dhe që ata të realizohen”, tha Xhaferi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test