Iohannis: Rumunia e përkrahë ftesën e NATO-s për Maqedoninë - Bota Sot
Iohannis: Rumunia e përkrahë ftesën e NATO-s për Maqedoninë

Maqedonia

E premte, 20 korrik 2018

Iohannis: Rumunia e përkrahë ftesën e NATO-s për Maqedoninë

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 19:34
Kryetari i Rumunisë,Klaus Iohannis

Kryetari i Rumunisë,Klaus Iohannis tha se NATO duhet të vazhdojë me politikën “Dyer të hapura” dhe shtoi se Rumunia do të përkrahë vendimin që Republika e Maqedonisë të ftohet të fillojë me bisedimet për anëtarësim me NATO-n.

“Duhet të vazhdojmë me politikën e dyerve të hapira. Rumunia plotësisht e përkrah vendimin që t’i jepet Maqedonisë Veriore ftesa për anëtarësim”, theksoi Kryetari i Rumunisë Klaus Iohannis.

Ai shtoi se është e domosdoshme qasja “qasja e unifikimit dhe planifikimi i mbrojtjes të krahut të lindjes”.

Lexo po ashtu:
[Stoltenberg: Kemi vendosur ta ftojmë Maqedoninë për anëtarësim në NATO (Video)] Stoltenberg: Kemi vendosur ta ftojmë Maqedoninë për anëtarësim në NATO (Video)

Përndryshe, pas përfundimit të Samitit të NATO-s, sekretari i përgjithshëm i aleancës Jens Stoltenberg, tha se kanë vendosur që Maqedonia të bëhet anëtare e plotë e NATO-s vetëm pas zbatimit të plotë të marrëveshjes me Greqinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test