Komisioni do të vlerësojë dëmet e motit të keq në Prilep - Bota Sot
Komisioni do të vlerësojë dëmet e motit të keq në Prilep

Maqedonia

E martë, 17 korrik 2018

Komisioni do të vlerësojë dëmet e motit të keq në Prilep

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 20:19
Prilep

Komisioni i Komunës për vlerësim të dëmeve në Prilep bëri thirrje deri tek bujqit dhe të gjithë qytetarëve të dorëzojnë kërkesa për dëmet që u shkaktuan nga moti i keq të hënën që kapi në qytetin dhe fshatrat e Kanjarit të madh dhe Kanjarit të vogël.

Siç informojnë, kryetari i Komisionit të Komunës, Zharko Severkoski qytetarët duhet t’i dorëzojnë kërkesat e tyre në Komunën e Prilepit ose deri te Kryetarët e komuniteteve lokale të dy vendeve nga sot e deri të martën më 18 korrik.

Pas evidentimi të kërkesave, përfaqësues të Komisionit do të dalin në teren bashkërisht me persona profesional, agronomi nga Ministria për Bujqësi dhe do të vërtetojnë dëmin e shkaktuar.

“Komisioni do të dalë në teren pas vendosjes së kërkesave të prodhuesve, përkatësisht nga personat që janë të dëmtuar nga moti i keq. Do të bëjnë vlerësime dhe do të vërtetohen dëmet. Evidenca e vlerësimit të dëmeve do të dërgohet deri te Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Ujërave, që Qeveria do të kryejë pagesën e dëmit në pajtim me rregullat ligjore”, thotë Severkoski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test