Kacin: Greqia nuk do ta bllokojë Maqedoninë nëse ajo përmbush kushtet - Bota Sot
Kacin: Greqia nuk do ta bllokojë Maqedoninë nëse ajo përmbush kushtet

Maqedonia

E enjte, 20 shtator 2018

Kacin: Greqia nuk do ta bllokojë Maqedoninë nëse ajo përmbush kushtet

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 13:38
Ambasadori i Sllovenisë në NATO, Jelko Kacin

Ambasadori i Sllovenisë në NATO, Jelko Kacin në Bruksel thekson se vetëm nga qytetarët e Maqedonisë varet se vendi a do të bëhet anëtare e Aleancës.

“Vendimi në Greqi vetëm se është marr, kushtet janë në anën tuaj, por sa t’i përmbusheni kushtet presim sinjal pozitiv nga Athina, por të mos kishim marr mesazh pozitiv sekretari i përgjithshëm sot nuk do të kishte mundur ta nënshkruaj dokumentin dhe të fillojnë bisedimet”, tha Kacin.

Ambasadori slloven thotë se pa ndryshime kushtetuese, Maqedonia nuk mund të bëhet anëtare, por ftesa nuk mund të tërhiqet, përcjell AIM nga Brukseli.

“Jemi të vendosur që t’i japim mundësi Maqedonisë dhe do të bëjmë gjithçka nga ana jonë që tu ndihmojmë qytetarëve që ta kuptojnë momentin historik pas të gjithë atyre viteve bllokadë. E Maqedonisë është të vendos se a do ta pranojë kompromisin, në pajtim me atë kompromis të përmbush Kushtetutën e saj, për më shumë nga fillimi i vitit të ardhshëm ministrat tuaj të mund të marrin pjesë në takimet e NATO-s”, tha Kacin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test