Integrimi në NATO siguron paqe të qëndrueshme

Maqedonia

Integrimi në NATO siguron paqe të qëndrueshme

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 13:55
Ali Ahmeti

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përgëzuar qytetarët e Maqedonisë me rastin e marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO, duke thënë se kjo është një arritje e rëndësishme për të ardhmen e sigurt të vendit.

Ai tha se integrimi i plotë i Maqedonisë dhe rajonit në NATO mundëson siguri, stabilitet, paqe të qëndrueshme, marrëdhënie të mira ndëretnike, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie shoqërore.

“Arritjet e këtij viti të cilat mundësojnë barazi dhe integrim euroatlantik janë synim i të gjithë qytetarëve dhe partive politike në vend, prandaj të gjithë ne bashkërisht duhet të punojmë për rrumbullakim të suksesshëm të këtij procesi. Këto arritje janë rezultat i punës së përbashkët të qytetarëve tanë, partive politike, shoqërisë civile, botës akademike, mediave dhe miqve ndërkombëtar. Kjo ëndërr e qytetarëve tanë që ka filluar të realizohet sot kërkon nga ne që të bashkohemi rreth Maqedonisë euroatlantike”, ka thënë Ahmeti. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat