Hristijan Mickoski me protesta nga Kavadari kundër politikave të qeverisë

Maqedonia

Hristijan Mickoski me protesta nga Kavadari kundër politikave të qeverisë

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 14:40
Hristijan Mickoski

Kryetari i partisë opozitare OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski, përmes një video ka bërë thirrje për protesta nga Kavadari të dielën, kundër politikave të qeverisë.

Ai thotë se Maqedonia nuk ka marrë as datë për bisedimet me BE-në, as ftesë të pakushtëzuar nga NATO.

“Për shkak se kemi qeveri të paaftë, duhet të ndalojnë këto dështime, ndërsa përgjegjës për këtë është secili prej jush. Do të vazhdojmë të protestojmë dhe ju bëj thirrje të gjithë juve këtë të diel në orën 13:00 në Kavadar në marsh protestues”, thotë mes tjerash Mickoski.

Ai më tej thotë se partia e tij “do të vazhdojë të luftojë me gjitha forcat kundër të keqes, që qytetarët jetojnë çdo ditë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat