Zaev fton maqedonasit që të votojnë pro referendumit për emrin

Maqedonia

Zaev fton maqedonasit që të votojnë pro referendumit për emrin

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 14:47
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka ftuar maqedonasit që të votojnë për të ardhmen e tyre dhe në këtë drejtim pro marrëveshjes për emrin e Maqedonisë të arritur pas dekadash me Greqinë, për çka ata pritet të japin votën në një referendum.

Zaev gjatë konferencës për media të cilën e ka mbajtur gjatë samitit të NATO-s në Londër, ku ka njoftuar për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, është pyetur edhe rreth kundërshtimeve të marrëveshjes për emrin e ”Maqedonisë Veriore”, dhe referendumit për këtë.

Në përgjigjen dhënë para gazetarëve kryeministri maqedonas ka thënë se vota për referendumin është vota për të ardhmen e Maqedonisë dhe maqedonasve.

“Vetë ftesa, ecja përpara, vetë fillimi I datës për negociata me BE-në janë përmbushje të qëllimeve tona strategjike dhe të ëndrrave tona disa dekadëshe si komb, si Republikë e Maqedonisë. Unë jam i bindur se populli ynë i fuqishëm do ta mbështes këtë të ardhme pasi këtë e meritojmë si e ardhmja jonë. Jam i bindur se në hapat e ardhshëm të referendumit qytetarët do të dërgojnë mesazhin serioz për të ardhmen e tyre. Jam i bindur se qytetarët janë mbështetësit më të mëdhenj të të ardhmes së Maqedonisë në NATO dhe BE”, ka thënë Zaev.

Ai tutje ka treguar se liderët botëror si presidenti amerikan Donald Trump, ai francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel e kanë përshëndetur marrëveshjen si dhe kanë shprehur përkrahje për Maqedoninë në rrugën drejt BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat