Stoilkovski: Maqedonia i plotësoi kushtet për anëtarësim në NATO në vitin 2008

Maqedonia

Stoilkovski: Maqedonia i plotësoi kushtet për anëtarësim në NATO në vitin 2008

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 17:28
Naum Stoilkovski

Naum Stoilkovski nga OBRM PDUKM-ja tha se Zoran Zaevi e gënjen opinionin. Republika e Maqedonisë nuk fitoi asgjë më shumë se atë që e kishte fituar në vitin 2008. Kushtet për anëtarësim në NATO, Republika e Maqedonisë i ka plotësuar në vitin 2008, kur OBRM-PDUKM-ja ishte në qeveri. Për shkak Zaevit, tash kemi një kusht tjetër që nuk është zgjidhja e çështjes së emrit, por dorëheqja nga emri Republika e Maqedonisë dhe fshierja nga historia maqedonase, tradita dhe kultura.

Sipas tij, Zaevi dhe qeveria nuk kanë treguar asnjë sukses në asnjërën çështje që janë koncetruar për një vit e gjysmë.

“Ajo çka Zoran Zaevi duhet të bëj është që të kërkojë falje qytetarëve për shkak se vazhdimisht i gënjente se e anëtarësoi Republikën e Maqedonisë në strukturat euroatlantike me referencën e tanishme. Zaev thoshte se do t’i ngroh zemrat e grekëve dhe do ta anëtarësojë Republikën e Maqedonisë në NATO pa ndryshime kushtetuese. Ajo çka është realitet është se Zaevi jo vetëm që i ngrohi zemrat e grekëve, por ai i pranoi të gjitha kushtet e tyre, dhe nuk arrti të fitojë datë për fillim të bisedimeve me BE-në, as hyrje në NATO. Në fakt, rezultati që erdhi nga NATO-ja është më i keq se ai i para 10 viteve. Përfundimi i 2008 ishte se ftesa për anëtarësim anulohet deri sa Maqedonia do të gjejë zgjidhje të pranueshme për çështjen e emrit. Përfundimi i këtij viti thotë: Atëherë kur, siç vlerësojnë nga NATO-ja, marrëveshja historike për çështjen e emrit do të finalizohet dhe do të zbatohet, NATO do ta ketë mundësinë të ftojë IRJM-në të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s”, tha Stoilkovski.

Ai tha se integrimet e Maqedonisë e kanë të njëjtin fat si ekonomia, shëndetësia, arsimi, bujqësia.

“Pjesëtarë kryesorë nga Qeveria thonin “E dimë si”, ne e vërtetojmë se ata nuk dinë asgjë! Integrimet e Maqedonisë e përjetuan fatin e ekonomisë së Maqedonisë, bujqësisë, shëndetësisë, arsimit, kulturës, sigurisë, luftës ndaj korrupsionit, lufta për investime të reja dhe vende të reja të punës. E ardhmja e Maqedonisë me këtë qeveri përjeton vetëm humbje. Për këtë shkak i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të dielën të na bashkëngjiten në marshin protestues në Kavadarc. Maqedonia do të fitojë”, tha Stoilkovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat