Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përshëndetur ftesën që NATO i ka drejtuar Maqedonisë për hyrjen e saj në Aleancën e Atlantikut të Veriut, si një katalizator i mëtejshëm i sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, Meta shkruan se Samiti i NATO-s përforcoi lidhjen jetike të aleancës përmes vendimeve angazhuese për të gjitha vendet.
POSTIMI I METËS:
Samiti i #NATO në Bruksel përforcoi lidhjen jetike transatlantike përmes vendimeve edhe më angazhuese për të gjithë. Përshëndes ftesën për anëtarësim drejtuar Republikës së ardhshme të #Maqedonisë Veriore, katalizator për më shumë siguri dhe stabilitet në #Ballkanin Perëndimor.