Mickoski: Jam i sigurt që votuesit e LSDM-së nuk kanë votuar për kaosin që po ndodh - Bota Sot
Mickoski: Jam i sigurt që votuesit e LSDM-së nuk kanë votuar për kaosin që po ndodh

Maqedonia

E martë, 17 korrik 2018

Mickoski: Jam i sigurt që votuesit e LSDM-së nuk kanë votuar për kaosin që po ndodh

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 22:22
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në emisionin “Jadi Burek” tha se i kupton të gjithë qytetarët që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2016, por edhe në zgjedhjet lokale të 2017-tës kanë votuar kundër OBRM-PDUKM-së. Ai thotë se ka pasur arsye të mirë që kanë votuar kundër.

“Por ata qytetarë natyrisht që nuk kanë votuar për atë që sot po ndodh. Respektivisht, ju ndodhën 0 përqind rritje në ekonomi”, tha Mickoski.

Sipas tij, investimet e huaja të cilat më parë kanë qenë kanë nisur të shkojnë, kurse ato pak që kanë mbetur, kjo qeveri i quan si të vetët. Ai shton se është punë e mirë, sepse ata megjithatë krijojnë vende të reja të punës.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së theksoi se nuk ka reforma në arsim dhe shëndetësi, duke shtuar se në secilin hap mund të shohin biznesmenë që “vajtojnë” sepse tregu nuk ka kapital të lirë dhe të freskët.

“Shohim kriminalitet në secilin hap të shtetit. Biznesi kryesor në shtet mbeti “blej kamion – të vozisë nër minierat apo nëpër ndërmarrjet shtetërore” apo “blej ndonjë hektar tokë dhe fito licencë për të mbjell marihuanë” dhe më së shumti e kontrolluar nga familja. Kështu që, njerëzit jo vetëm që janë të dëshpëruar, dhe jo vetëm që e shohim këtë në takimet tona, në konfrontimet tona me qytetarët apo anketave. Ajo ndihet, energjia lehtësisht mund të diktohet”, thotë Mickoski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test