Veliçkovski: Me rritje progresive të buxhetit të Armatës deri te standardet e NATO-s

Maqedonia

Veliçkovski: Me rritje progresive të buxhetit të Armatës deri te standardet e NATO-s

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 23:29
Metodija Veliçkovski

Prioritet i buxhetit të Armatës këtë vit është furnizimi i uniformave dhe çizmeve. Tenderi tashmë është i shpallur dhe pritet që të mbarojë në fund të këtij viti dhe të gjithë pjesëtarët e Armatës do të fitojnë më së paku nga dy uniforma luftarake, deklaroi Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, Nënkoloneli i Përgjithshëm, Metodija Veliçkovski.

Në intervistë në emisionin “Top Tema” ai tha se buxheti i armatës si standard i NATO-s është i definuar si 2% nga bruto prodhimi vendor, kurse buxheti i mbrojtjes dhe të armatës në vitet e kaluara ka qenë përafërsisht deri në 1 përqind.

“Është njoftuar se do të ketë rritje progresive me qëllim që t’i arrimë standardet e NATO-s. Besoj se kjo do të ndodhë dhe do të mundësojë zhvillim, trajnim dhe mirëmbajtjen e gatishmërisë luftarake në suazat të cilat është e nevojshme si anëtare e NATO-s”, theksoi Beliçkovski.

Prioritet i ARM-së është mirëmbajtja e nivelit të nevojshëm të gatishmërisë luftarake me qëllim që të përgjigjet në detyrat, tha Komandanti duke qartësuar se buxheti në shtetet e NATO-s dhe te në ndahet në 50/50 në përqindje.

“Tridhjetë përqind shkojnë në mirëmbajtje dhe operacione dhe njëzet përqind shkojnë në furnizime dhe mjete. Principi që e kemi zbatuar gjatë viteve është buxheti i shtuar të shpërndahet përafërsisht në këtë drejt, tha Veliçkoski duke shtuar se ka ndodhur që për rroga të shkojnë rreth 60% e më shumë të buxhetit dhe më pastaj mjetet që do të mbesin të ndahen në prioritete.

Ai tha se armata nuk ka buxhet të pavarur. Buxheti apo mjetet që i shpërndahen armatës, Armata i planifikon, megjithatë, në pajtim me Ligjin për realizimin e buxhetit dhe rregullat tjera ligjore, përgjegjësia është e Ministrisë së Mbrojtjes.

Para secilit vit kalendarik, në pajtim me buxhetin e shpërndarë, Shtabi i Përgjithshëm i ARM-së bëjnë plan për furnizime publike me prioritete dhe pasi që të miratohet nga ministri i mbrojtjes në 2 muajt e para të vitit kalendarik përpunohet referate për furnizime që dërgohen në Sektorin për logjistikë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat