Në Bruksel mbahet seanca e 14-të e Këshillit për Stabilizim dhe Asocim në mes Maqedonisë dhe BE-së

Maqedonia

Në Bruksel mbahet seanca e 14-të e Këshillit për Stabilizim dhe Asocim në mes Maqedonisë dhe BE-së

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 09:37
Bruksel

Këshilli për stabilizim dhe asocim i Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian sot në Bruksel do të mbajë seancën e 14-të.

Në takim pritet të rishikohen tekat për marrëdhëniet në mes Maqedonisë dhe BE-së në kuadër të Konventës së stabilizim dhe asocimit, përgatitjet dhe sfidat të cilat dalin nga kuadri kohor për fillimin e bisedimeve, të cilën më herët e ka miratuar Këshilli i Bashkimit Evropian, si dhe temat tjera lidhur me integrimet evropiane të Maqedonisë.

Në takimin vjetor do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e lartë, si përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini, ndërsa në takim do të jetë i pranishëm edhe eurokomisari për zgjerim Johannes Hahn. Ndërsa nga Maqedonia do të marrin pjesë ministri i jashtëm, Mikolla Dimitrov dhe zv. kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani.

Takimi i parë është mbajtur më 14 shtator 2004. Takimet janë tradicionale, ndërsa mbahen në Bruksel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat