Prokurorja speciale Fatime Fetai kërkon paraburgim për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski për shkak se vonohet gjithmonë në seancat gjyqësore.
Gruevski, i cili është i dyshuar i parë i rastit “Dhuna në Komunën Qendër” në seancën e sotme vonoi 15 minuta dhe për këtë shkak prokurorja speciale Fatime Fetai kërkoi paraburgim për të, ose të sillet me forcë në gjykatë i shoqëruar nga Policia.
“Sipas nenit 380 paragrafi 3 të ligjit për procedurë penale, duhet të arrestohet, kjo nuk është në rregull”, tha Fetai.
Ndryshe në seancën e sotme të rastit “Dhuna në Komunën Qendër” po dëshmojnë dy këshilltarë të LSDM-së.