Baily: Maqedonia pas një viti do të jetë anëtare e NATO-s

Maqedonia

Baily: Maqedonia pas një viti do të jetë anëtare e NATO-s

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 18:36
Ambasadori amerikan Jess Baily

Ambasadori amerikan Jess Baily, në një intervistë për Alsat M thotë se pas një viti Maqedonia do të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s me emrin Maqedonia e Veriut.

Ai në intervistën thotë se anëtarësimi i plotë në Aleancën Veriatlantike është në të mirë të tërë Rajonit. Baily thotë se qytetarët në referendumin e vjeshtës duhet të vendosin për ardhmërinë evropiane të vendit të tyre, njëjtë sikurse aktorët politik.

“Shpresoj ta shoh Maqedoninë si Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtarja e 30-të e NATO-s. Mendoj se kjo është e rëndësishme për shkak se shumë njerëz në këtë shtet e ndjejnë një lloj nervozizmi për ardhmërinë e këtij shteti, disa madje thonë se ose do të ndahemi ose gjëra të ngjashme. Dhe mendoj se kjo është mundësi e mirë që të ndaleni dhe të shikoni historinë në 100 vitet e fundit, problemet, ndonjëherë dhunë, çështjet me Bullgarinë, Shqipërinë dhe Greqinë”, thotë mes tjerash Baily.

Ai shtoi se tani është mundësia që fqinjët të bëhen aleatë. Dhe kjo sipas tij, do të thotë se ata do të respektojnë integritetin territorial, sovranitetin e shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat