Bekteshi: Turizmi, sektori i vetëm me rritje prej 100 për qind

Maqedonia

Bekteshi: Turizmi, sektori i vetëm me rritje prej 100 për qind

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 19:54
Kreshnik Bekteshi

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, thotë se vetëm në maj vendin tonë e kanë vizituar mbi 100 mijë turistë, pa përllogaritur kalimet transit.

“Në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, turizmi në vendin tonë është rritur për 18.7%. Numri i turistëve të huaj ka shënuar një rritje deri në 23%, ndërsa i atyre vendor 1-.8%. Vetëm në muajin maj të këtij viti, Maqedonia u vizitua nga 104.034 turistë të cilët mesatarisht kanë qëndruar dy net në vend. Vlen të përmendet edhe numri i transitorëve i cili nuk duhet të anashkalohet, nëpërmjet korridorit 10 kalojnë mesatarisht 3,5 milionë vizitorë”, deklaroi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Por, megjithëatë Organizata Botërore e Turizmit dhe Komiteti për Turizëm i KE-së, i kanë rekomanduar vendit tonë të punojnë për një shkallë më e lartë e digjitalizimit dhe inovacioneve që është një trend botëror.

Puna në këtë drejtim ka filluar. Sot u promovua aplikacioni celular “Visit Macedonia”, i përshtatshëm për telefonat androidë, që do të lehtësojnë orientimin e turistëve duke u ofruar të gjitha informacionet e nevojshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat