Maqedonia feston nëpër 15 qytete për ftesën e anëtarësim në NATO

Maqedonia

Maqedonia feston nëpër 15 qytete për ftesën e anëtarësim në NATO

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 10:09
Maqedoni

Nën moton “Shkojmë përpara, Maqedonia në BE dhe NATO”, sot në 15 qytete nëpër Maqedoni do të festohet marrja e ftesës për anëtarësim me NATO.

Festën e madhe qytetare e organizon Qeveria e Republikës së Maqedonisë, kurse është paralajmëruar shfaqje e rreth 40 yjeve muzikore të Maqedonisë siç janë, Kirill Xhakovski, Arhangell, Dejan Deks, Duke Bojaxhiev, Goran Kan, Ferus Mustafov, Slatkar, Beni Non Stop + Zlato Origjanski, Erik Foks, Feki Feris, Area, Krishina Arnaudova, Knockout, Adrijan Gaxha, Vllado Janevski, Lepo Xhoni, Bakllava, Foltin, Lozzano, Dani Dimitrovska, Elena Ristovska, Dnk…

“Maqedonia fitoi ftesë të bëhet anëtare e NATO-s dhe ka datë për bisedime me Bashkimin Evropian. Luftuam për të ardhme të sigurt. Vjen koha për shpresë, në fitore e në krenari. Është koha e sigurisë”, thuhet në programin e shpallur në ueb faqen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Për organizimin e gjithë këtyre evenimenteve do të sigurohen mjete nga buxheti i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, kurse shuma, siç informojnë nga atje, do të publikohet menjëherë kur të mbarojnë të gjithë llogaritë.

Do të festohet në Shkup, Tetovë, Gostivar, Manastir, Velese, Gjevgjeli, Kavadar, Ohër, Kumanovë, Koçan, Kërçovë, Prilep, Strugë dhe Shtip. Përzgjedhje e qyteteve është bërë në pajtim me përfaqësimin gjeografik, thonë nga Qeveria. Ne pjesë të qyteteve festa do të fillojë në ora 18:00 dhe 20:00, kurse për shumicën e qyteteve festa do të fillojë në ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat