Janevski ju bëri thirrje qytetarëve të Strumicës të festojnë së bashku për fitimin e ftesës për anëtarësim në NATO

Maqedonia

Janevski ju bëri thirrje qytetarëve të Strumicës të festojnë së bashku për fitimin e ftesës për anëtarësim në NATO

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 12:33
Kosta Janevski

Kryetari i Komunës së Strumicës, Kosta Janevski sot ju bëri thirrje qytetarëve të festojnë bashkërisht për fitimin e ftesës për anëtarësim në NATO.

Në ftesën Kryetari i Komunës, Janevski tha se që nga pavarësia e Maqedonisë, shkuan 27 vite dhe për 27 vite ekziston ëndrra kolektive për bashkim të Maqedonisë në NATO.

“Një gjë është më se e sigurt, Maqedonia është anëtarja e 30-të e NATO-s dhe do të jetë krah për krah me vendet më të fuqishme të botës. Kjo për shtetin tonë të vogël do të thotë siguri, ardhmëri më të mirë dhe prosperitet për të gjitha fushat, si dhe jetë më me kualitet për qytetarët tonë. Maqedonia këtë e përpunoi. Maqedonia këtë e meritoi. Përfitimet do të vijë”, tha Kryetari i Komunës së Struimcës, Kosta Janevski.

Festa në Strumicë do të mbahet sonte në ora 21:00 në sheshin “Goce Dellçev”, në vendin ku do të valojnë flamujt e vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat