Sheqerinska: Ekzistojnë shumë rreziqe rreth neve, le të krijojmë bashkëpunëtorë dhe miq

Maqedonia

Sheqerinska: Ekzistojnë shumë rreziqe rreth neve, le të krijojmë bashkëpunëtorë dhe miq

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 13:06
Radmilla Sheqerinska

Në një intervistë për Agjitacionin e Pavarur të Gazetarisë të Ballkanit, Zv.Kryeministrja dhe Ministrja për Mbrojtje tha se Maqedonia e humbi mundësinë historike në vitin 2008 dhe nuk mundemi të lejojmë atë luks të humbasim edhe një herë mundësinë historike. Na kushtoi një dekadë e plotë, dhe e humbëm hapat me fqinjët tonë.

Ajo theksoi se tash vijon referendumi, dhe fokuso duhet të jetë në aspektin pozitiv, në rezultate pozitive nga marrëveshje me Greqinë, që nuk janë vetëm NATO dhe BE.

“Pasojat e “jo” (të referendumit) janë serioze. Njerëzit nuk kanë nevojë për ne që t’ua vizatojmë këtë fotografi të brishtë, sepse e panë në jetën e tyre. Besoj se duhet të bëjmë kampanjë që do të fokusohet në punët pozitive. Dhe nuk besoj se punët pozitive janë marrja e ftesës nga NATO-ja apo anëtarësimi në BE. Unë nuk jam idealiste e reme kur them se nëse shikoni fqinjët dhe bashkëpunëtorët, do të jetë shumë më mirë. Do të jeni më të fortë. Do të jeni më stabil. Për këtë shkak besoj se argumenti kryesor për marrëveshjen me Greqinë nuk janë vetëm BE-ja dhe NATO-ja, por fakti që nuk mundemi të themi, zgjodhëm kurs tjetër”, thotë Sheqerinska.

Ajo potencon se Maqedonia dhe Greqia i ndajnë të njëjtat probleme, të njëjtat rreziqe dhe përballen me të njëjtën krizë, “nëse nuk e kuptojmë rajonin tonë dhe stabilitetin tonë, askush tjetër nuk do ta bëjë këtë dhe kjo nuk do të na pëlqejë”.

Në raport me qytetarët e qytetarëve në Maqedoni thotë se gjithmonë do të ekzistojnë njerëz që e shohin gotën si gjysmë të mbushur dhe gjysmë të shprazur.

“Në bazë të bisedimeve dhe diskutimeve që i kam pasur me numër të madh të njerëzve në Maqedoni, ata kanë disa kritika në aspektet e marrëveshjes, drejt idesë së plotë dhe se duhej të bisedonim për diçka që të lëvizim përpara. Por thellë, ata e vlerësojnë stabilitetin. Thellë ata vlerësojnë zgjidhjet. Thellë brenda tyre i çmojnë liderët që ju thonë “është rëndë, por do të arrijmë”, në vend të atyre që ankohen për të tjerët, dhe për ata që krijojnë armiq rreth neve. Domethënë, po, do të ketë kritikë për marrëveshjen, por nuk dyshoj se shumica e qytetarëve të vendit tonë ndihen më mirë dhe më sigurt ta shohin ndryshe të ardhmen që është ara tyre”, thotë Sheqerinska.

Ajo tha se qytetarët e Greqisë kanë gjetur shtet shumë miqësor në veri.

“mendoj se qytetarët grek kanë gjetur shtet shumë miqësor në veri. Ndamë shumë punë, kurse kjo dekadë e marrëdhënieve të ngrira, na detyroi që t;i harrojmë këto punë. Greqia ishte investitori më i madh në Maqedoni. Mendoj se kjo ishte e mirë për ekonominë e Greqisë. Mendoj se kjo ishte e shkëlqyeshme për turizmin grek, për bizneset e vogla etj. Është e logjikshme, Mendoj se ekzistojnë shumë rreziqe rreth neve, hajde, kur mundemi, të krijojmë bashkëpunëtorë dhe miq”, thotë Shqerinska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat