Deputetët e Maqedonisë vazhdojnë me harxhime të majme për të shkuar në punë

Maqedonia

Deputetët e Maqedonisë vazhdojnë me harxhime të majme për të shkuar në punë

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 17:20
Kuvendi

Për vetëm gjashtë muaj janë deputetët përsëri kanë bërë harxhime rrugore me mbi 10.000 euro, tregojnë të dhënat që i publikoi ‘makfaksi” me shfrytëzimin e qasjes së lirë të informacioneve, në pesë muajt e para të këtij viti si dhe muajit të fundit të vitit 2017.

Në listën e top 20 deputetëve sipas harxhime rrugore në këtë periudhë, rekordin e mban deputetja e LSDM-së, Beti Rabaxhieska dhe ajo për gjashtë muaj, nga dhjetori i vitit 2017 deri në maj të këtij viti do të marr 11.770 euro. Mira Stojçevska nga LSDM-ja, këtë herë do të marr 10.396 euro, ndërsa Alija Kamberovski nga partia PAE përsëri është në mesin e deputetëve që kanë shuma më të larta për harxhime rrugore, me 10.355 euro.

Për vetëm gjysmë viti, deputetja e LSDM-së, Aneta Simeska – Dimoska do të fitojë 8359, kurse kolegët e saja nga partia, Hari Llokvenec dhe Milleva Gorgjieva, do të marrin mbi 7 mijë euro, Surija Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët 7962 euro dhe Agim Shaqiri nga Bashkimi Demokratik për Integrim do të marr 7.600 euro. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat