Stoillkovski: Tsiprasi u lavdërua se i ka ruajtur vijat e kuqe të Greqisë, cilën vijë të kuqe e mbrojti Zaevi?

Maqedonia

Stoillkovski: Tsiprasi u lavdërua se i ka ruajtur vijat e kuqe të Greqisë, cilën vijë të kuqe e mbrojti Zaevi?

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 18:37
Naum Staillovsk

Naum Staillovski i OBRM-PDUKM-së tha se Zoran Zaev i gënjen qytetarët dhe secilën ditë të kaluar më rëndë arrin që t’i fshehë këto gënjeshtra. Zoran Zaevi është politikani i parë i cili i pranoi vijat e kuqe greke dhe punoi jo për interesat greke, dhe jo për ato maqedonase.

“Tsiprasi në faqen e tij zyrtare në faqe publikoi se marrëveshja që e nënshkruan Zaevi dhe Greqia është fitore. Tsiprasi u lavdërua se i ka mbrojtur vijat e kuqe dhe pozicionin kombëtar, siç është rasti në 20 vitet e fundit. Ne i siguruam kërkesat e mëdha greke, që nuk kanë të bëjnë me të kaluarën tonë kombëtare, por edhe për të tashmen dhe të ardhmen”, shkruan në faqen zyrtare të kryeministrit të Greqisë. Ku është Zaevi? Ku është vija e kuqe që e mbrojti Zaevi? Tsiprasi e demantoi Zaevi dhe vërteton se marrëveshje parasheh emërimin Republika e Maqedonisë Veriore, siç njëlloj do të emërohet në Greqi Veriore, pa përkthim, dhe se të gjitha 140 vendet që e kanë pranuar Republikën e Maqedonisë do ta quajnë “Republika e Maqedonisë Veriore”. Marrëveshja, thotë Tsiprasi, parasheh se Greqia do të pranojë shtetësinë e fqinjëve si “qytetarë të Maqedonisë Veriore”, tha Stoillkovski.

Ai shtoi se këto janë qëndrime zyrtare të Tsiprasit, që përputhen me shkrimet në rrjetin social Twitter.

“Ata, ata janë mendime të Zaevit dhe rrethit të tij, insistojnë në gënjeshtrën se Greqia ka pranuar kombësi maqedonase. Nuk pranohet kombësia”, thotë në rrjetin social Twitter Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras. Zoran, a do ta demantosh Tsiprasin, apo me këto qëndrime do të vazhdosh me gënjeshtrën dhe me vetë censurimin, ashtu që nuk kishe guxim para kamerave të thuash Maqedonia, para kamerës greke mjedis Qeverisë së Maqedonisë? Maqedonia nuk kërkon festa. Maqedonia kërkon falja për kapitullimin e Zoran Zaevit. Maqedonia nesër do të protestojë në Kavadar, qytetarë na bashkëngjiteni në marshin protestuese për këto politika të humbura dhe realitet virtual e krijuar nga Zoran Zaevi”, tha Stoillovski në deklaratën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat