Në Maqedoni u festua ftesa për në NATO

Maqedonia

Në Maqedoni u festua ftesa për në NATO

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Nën moton “Shkojmë përpara, Maqedonia në BE dhe NATO”, mbrëmë me organizim të Qeverisë u festua për marrjen e ftesës për fillim ti bisedimeve për anëtarësim me NATO-n. Festa qendrore u mbajt në Shkup, kurse po festohej edhe në 14 qytete tjera të Maqedonisë.

“Maqedonia ka arsye për të festuar. Pritëm shumë ngjarje. I arritëm qëllimet tona të përbashkëta, ëndrrat tona dhe shpresat. Koncertet sonte janë ftesë për bashkim me të gjithë dallimet tona politike rreth qëllimeve strategjika të vendit tonë – anëtarësim në BE dhe NATO”, tha Zoran Zaev në festën e organizuar në Manastir.

Ai vlerësoi se ajo çka bëri Maqedonia për një vit është sukses për të gjithë pa dallim të orientimit politik.

“Kemi për çka të festojmë dhe të ngritemi mbi ndarjet. Tash si asnjëherë më parë të shtrojmë dorë. Dua që t’ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve dhe t’ju them se forcat që na ndajnë sot nuk janë aq të forta në krahasim me forcat që na bashkojnë. Forcat që na bashkojnë janë data për fillim të bisedimeve me BE-në dhe ftesa për anëtarësim në NATO. Këto janë forcat që na hapën ardhmërinë”, tha Zoran Zaev.

Dukje ju bërë thirrje qytetarëve që vetë të përgjigjen në pyetjen ku ishim para një viti, dhe ku jemi sot, tha, Maqedonia është e lirë, secili qytetar vet vendos për qëndrimin e tij.

“Ju bëj thirrje edhe një herë dhe e thërras opozitën që nga tani, secilën ditë, të zgjedhin të ardhmen e Maqedonisë, të ardhmen tonë të përbashkët. Të ndalojmë të mbjellim urrejtje, dhe të ngirtemi mbi ndarjet dhe dallimet për shkak neve, për shkak shtetit tonë dhe për shkak ardhmërisë të gjeneratave tonë të ardhshme”, tha Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Zv.Kryeministrja dhe Ministrja për Mbrojtje, Radmilla Sheqerinska nga Shkupi tha se tash është dita kur mundemi të themi se kemi arritur diçka bashkërisht, se për këtë shtet kemi arritur dy mundësi historike – fillim të bisedimeve me BE-në dhe ftesë për në NATO.

“Shumë vitë kishin parandjenjën se po e humbasim secilën mundësi dhe punë jo të mira po i ndodhin shtetit dhe qytetarëve. Të gjithë ne ju themi mjaft nga lajmeve jo të mira dhe përvoja të këqija. Të themi se kur jemi së bashku, kur e dimë se çka duam dhe se metëvërtetë mund të lëvizim male. Ndjenja e të gjithëve sot nga qytete të ndryshme nëpër Maqedoni është pikërisht kjo, duam lajme të mira dhe duam rezultate. Bashkërisht mund që t’i arrijmë”, tha Sheqerinska.

Duku u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve ajo tha se pret që të gjitha punët të bëhet siç duhet, dhe mundësitë janë të mëdha që Maqedonia vitin e ardhshëm që bëhet anëtare e NATO-s.

“Nëse nuk e humbim kohët, nëse nuk japin mundësi të politikanëve që ti sjellin vendimet politike, por qytetarëve, vitin e ardhshëm gjasat janë të mëdha që Maqedonia të jetë anëtare e NATI-s”, theksoi Sheqerinska.

Ministri për punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov nga Shkupi potencoi se kemi vit të madh historik para neve me të udhëkryqe të mëdha.

“Shumë pritëm. Nga 1993 duam të hyjmë në NATO, 25 vite kaluan 10 vite prej kur nuk arritëm në Bukuresht. Vit i madh historik kemi para eve me udhëkryqe të mëdha. Arritëm pikëpyetjet se a jemi maqedonas, a flasim gjuhën maqedonase t’i përmbyllim. Ata jemi. Dhe arritën të ndërtojmë miqësi me tre shtete që kemi histori delikate në të kaluarën. Nga tensionet krijuam miqësi dhe falë kësaj po na hapet rrugët për NATO dhe kemi premtim nga BE-ja për fillim të bisedimeve në qershor 2019”, tha Dimitrovi.

Përveç se në Shkup festoheshte edhe në Tetovë, Gostivar, Strugë, Strumicë, Kavadar, Ohër, Kumanovë, Kërçovë, Priep, Kavada dhe Shtip.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat