Muaremi: Jam i gatshëm të pastroj me kriminalitetin

Maqedonia

Muaremi: Jam i gatshëm të pastroj me kriminalitetin

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 15:07
Arafat Muaremi

Në intervistën për Radio Evropa e lirë, Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi tha se nuk ka tolerancë për krimin e organizuar dhe korrupsionin. Ai tha se ka për qëllim të pastrojë kriminalitetin, pa dallim se a e kanë kryer funksionarët e tanishëm apo ato të kaluarit.

I pari i Policisë Financiare vërteton dyshimet se ish funksionarë dhe biznesmenë kanë dërguar para përmes rrjeteve “Offshore”, duke dërguar mjete të shumta jashtë vendit. Është optimist se të gjitha procedurat do të tregojnë fajtorët dhe do të përgjigjen për krimet e tyre.

“Ngjarja e fundit që ndodhi në Drejtori është lënda për ndërtimin e urrës “Syri”. Ngjarje të këtilla do të ketë për pak këtë dhe do të jenë më interesante me atë që tashmë është publikuar publikisht në konferencën për shtyp të Drejtorisë”, deklaroi Muaremi.

Ai gjatë intervistës tha se deri më tash nuk pa pasur presion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat